Autori: Hama Natsuko
Ilustroi: Yokoyama Yohei
Shumë shumë kohë më përparë, në një fshat në mal, jetonte vetem një djal i ri.
- Po shkoj edhe sot në mal për të prerë dru.
Papritur u dëgjua një fëshfërimë e degëve të pemës.
Prej qiellit ra një gjë e bardhë.
-Qënka një pelikan. I shkreti, qënka plagosur nga një shigjetë. Duhet ta ndihmoj.
Djali ia hoqi shigjeten prej krahut pelikanit, dhe ia shpelau plagën me ujin e pastër të lumit.
Me të bërë kështu, zogu e mori veten.
-Bën mirë t`i kthehesh fluturimit.
Djali e ngriti pelikanin lart në drejtim të qiellit, dhe ai nisi fluturimin me vrull.
Pasi kishin kaluar disa ditë, një natë u dëgjua dera të binte.
-Kush të jetë valle në mes të kësaj nate me dëborë?!
Djali hapi derën dhe pa se aty përpara po qëndronte një vjazë e shumë e bukur me lëkurë të bardhë.
-Të lutem a do më lejosh të jem gruaja jote?
-Çfarë po thua kështu?! Ku ka grua që do të vijë të jetojë në këtë shtëpi të varfër?
-Nuk ka probem. Të lutem më prano edhe mua ketu.
Djali, të cilit akoma po i dukej si një ëndërr, e la vajzën të hynte brenda.
Vajza u bë gruaja e tij dhe ata filluan të jetonin bashkë të lumtur.
Një ditë gruaja ju drejtua djalit dhe i tha:
- Tani unë do të end një pëlhurë në dhomëzën këtu pranë. Gjatë kësaj kohe, të lutem mos shiko brënda saj.
- Në rregull. Të premtoj që nuk do të shoh.
Nga dhoma filloi të dëgjohej zhurma e endjes së pëlhurës, e cila vazhdoi për tre ditë me rradhë.
- Urdhëro. Ja ku e ke pëlhurën e përfunduar.
- Ua, grua, sa qënke dobësuar. Do jesh lodhur shumë keto ditë. Por sa e bukur që paska dale ama. Po iki në qytet ta shes.
Shumë njerëz u mahnitën nga bukuria e kësaj pëlhure dhe kerkuan t”a blinin atë.
Midis tyre, ishte edhe një person i veshur me një kimono të bukur dhe të fisme.
- Dua ti dhuroj një pëlhurë të tillë zotërisë tim. A do të endësh edhe një tjetër si kjo. Do të të jap sa para të duash.
I kënaqur, djali u kthye në shtëpi.
- Edhe një tjetër? Në rregull. Por edhe kësaj rradhe mos shiko brenda dhomëzës.
Me të thënë kështu, gruaja u fut brenda dhomës së punës.
Por kësaj radhe nga zhurma e endjs dukej që ajo po punonte me ritëm shumë të ngadaltë.
-Çfarë të ketë ndodh këshut?! Ç`është kjo zhurmë e dobët?!
I merakosur, djali nuk duroi më dhe vendosi t`a hapi derën. Aty brenda ndodhej një pelikan. I cili po endte pëlhurën me puplat e krahëve të tij.
-Ua, qënke ti?!
-Po jam pelikani të cilit ti i shpëtove jetën para disa kohësh. Që prej asaj kohe unë të kam dashur shumë.
Por tani që ti më pe në këtë formë mbaroi gjithçka. Nuk mundem të qëndroj më këtu. Lamtumirë!!
Me të thënë kështu, pelikani fluturoi lart në qiell.
おくづけ
「つるのよめさま」アルバニア語
文:浜 なつ子
絵:よこやま ようへい
翻訳、朗読:Jonida Koli
音楽:秋山裕和
企画:にほんごの会くれよん
制作:多言語絵本の会RAINBOW
This work is not for sale, nor for revision, nor for any change.