Ajo ditë e paharrueshme vere 9.8.1945
Krijuar nga: Grupi Hokubu Yuri no Kai
Arsyeja e krijimit të këtij libri me figura
9 Gusht 1945, ora 11:02. Vendi në të cilin unë ndodhesha gjatë shpërthimit ishte 4.2 km larg qëndrës së rënies të bomës. Isha duke luajtur nën një nga hapsirat e një kolonade të madhe e cila ndodhej në majë të një malit, pranë vendstrehimeve ndaj sulmeve ajrore.
Ishin pushimet verore. Unë isha 7 vjeç dhe frekuentoja vitin e dytë në një shkollës fillore publike. Papritur qielli u ndriçua, dëgjova zërin e një burri i cili më tha të shtrihesha në tokë dhe ashtu veprova. Në mbrëmje kur po kthehesha për në shtëpi, mbaj mend që pashë re ogurzeza të formoheshin në qiell njëra pas tjetrës.
Koha kaloi dhe gjatë vitit 2009, çuditërisht grupet e njerëzve që tregonin për ndodhinë e shperthimit atomik në Nagasaki ishin shtuar. Në vazhdim, në 11 Mars 2011 në orën 14:46, ra tërmeti i madh në Japoninë Lindore. Në televizor u transmetuan mjaft zona të shkatërruara nga ky tërmet i madh, që thuhej se ndodh njëhere në 1000 vjet, e i cili u pasua nga një tsunami.
Centrali atomik nr. 1 i kompanisë Energjitike të Tokyo-s u shkatërrua, dhe pati ndotje radioaktive. Ishte tamam si “një rrufe në qiell të pastër”.
U tha se kjo ishte diçka e paparashikuar por gjithsesi u mësua se natyra nuk duhet nënvlerësuar. Në këtë kohë vendosa të krijoj këtë libër me figura të titulluar “Bomba atomike në Nagasaki”
Perfaqësuesja e Hokubu Yuri no Kai: Yoshiko Sakai
Lloji i bombës atomike të Nagasaki-t (Fat Man);
Gjatësia 3.5m, Diametri 1.5m, Pesha 4.5t
Pak kohe përpara kapitullimit në datën 11 Shtator 1945 ora 11:02, pas bombës atomike në Hiroshima, avioni bombardues B29 i ushtrise Amerikane hodhi bombën e dytë.
Reja në formë kerpudhe
Bomba atomike e lëshuar në zonën e Matsujama-s nga një lartësi prej 10,000 m shpërtheu në lartësin 500 m larg tokës.
Në moment, u krijua një lëmsh i madh zjarri (me diametër 280 m dhe temperature në sipërfaqe 6,000℃~7,000℃), dhe më pas u shfaq reja në fromë kerpudhe. Pati një shpërthim drithërues, një valë nxehtësie dhe një rezatim radioaktiv. Një zonë shumë e madhe u mbulua nga kjo re e nxhete dhe u errësua. Popullsia e Nagasakit, përfshirë këtu edhe të huajt, kuajt, lopët, qentë, macet, pulat, insektet, lulet, bari, pemët dhe çdo gjë që ndodhej afër qëndrës së shpërthimit u përfshi në zjarr. Gjithë këtë egërsi e dëshmojnë edhe tjegullat e shkrumbuara që nxirrnin shkëndija dhe gurët tashme të zinj nga djegia.
Në atë kohë në prefekturën e Nagasakit jetonin 2,400,000 banorë nga të cilët pati 73,884 të vdekur dhe74,909 të plagosur. Një qytet me një histori mjaft të bukur me një shpërthim të vetëm, sa hap e mbyll sytë, u shndërrua në një fushë të djegur.
Stacioni i ndihmës së shpejtë
Një skenë nga zona Nameshi që ndodhet në veri të qytetit të Nagasaki-t. Në një ndërtesë në qëndër të qytetit vazhdonin të kryheshin operacione pa anestezi, duke u munduar të mbanin pacientët që qanin dhe thërrisnin. Ishte një ferr i vërtetë i paparë më parë, me persona të cilët kishin marrë plage të rënda nga vala e nxehtësisë apo të mbuluar në gjak si pasojë e plagëve nga copat e xhamave të thyer.
Lutjet
Me kalimin e ditëve, numri i të vdekurve vinte duke u shtuar. Disa prej trupave të viktimave përcilleshin në kremator nga familjarët, disa prej miqve, disa të tjerë vazhdonin të ishin të paidentifikuar. Ne mbremjet gjatë të cilave vazhdonte të ndjehej nxehtësia, trupat e vajzave viktima, me makiazhin që u ishte bërë dhe me veshjet e tyre më të mira, vazhdonin të dukeshin mjaft të bukura edhe gjatë përcjelljes për në kremator.
Katedralja Urakami
Megjithëse praktikimi i kristianizmit kishte qënë i ndaluar, besimtarët i duruan persekutimit për 250 vjet me radhë duke ruajtur besimin në zot. Më së fundi, pas 30 vitesh rrjesht në ndërtim, tullë mbas tullë, katedralja arriti të përfundohej. Në majë të kullës së saj u varën dy këmbana (Këmbanat e Angelusit) të prodhuara në France. Kjo ndërtesë njihet edhe si Katedralja e Madhe e Lindjes.
Shkatërrimi i katedrales Urakami
Në ditën e shënuar 9 Gusht ora 11:02, katedralja, e cila ndodhej 500m larg vëndit së rënies së bombës atomike, përfshirë njerëzit që luteshin brenda saj, këmbanat 50-tonëshe dhe kulla në të cilën ato vareshin, u shkatërruan nga shperthimi dhe vala e nxehtësisë. Besohej se nga 12,000 besimtarë që jetonin në ketë zonë, rreth 8,500 prej tyre vdiqën nga shpërthimi.
Vendi i shenjtë Sanno
Kjo portë e besimit Shinto ndodhej 800 m larg shpërthimit. Kolona e saj, që ndodhej nga ana e shpërthimit u shkatërrua dhe mbeti vetem gjysma tjetër e saj. Nga fuqia e eres kolona horizontale e sipërme e portës levizi me 5 cm. Emrat e ndjekësve të fesë të gdhendura në këto kolona u dogjën nga vala e nxehtësis, dhe një pjesë u shkri e u bë e palexueshme.
Në hyrjen e këtij vendi të shenjtë të besimit Shinto, ndodhen dy pemë më shume se 500 vjeçare, me lartësi prej mbi 20m dhe perimetër trungu prej 8m dhe 5m. Degët e tyre u thyen, gjethet u shkundën dhe trungjet u nxinë tërësisht nga djegia. Mendohej se ato nuk do të rriteshin më por në Tetor të po atij viti, sytha të rinj çelën prej tyre duke u dhënë njerëzve guxim dhe shpresë për të rifilluar jetën e tyre.
Statuja përkujtimore e paqes
Kjo statujë paraqet adhurimin dhe përkushtimin ndaj Zotit dhe Budës. Dora e djathtë e ngritur vertikalisht lart paraqet rrezikun ndaj bombës atomike dhe dora e majtë e shtrirë horizontalisht simbolizon paqen. Sytë e mbyllur janë një shenjë lutjeje për shpirtrat e viktimave nga shpërthimi. Ne betohemi që një gabim i tillë nuk do të përseritet më dhe lutemi për një botë pa arme atomike.
おくづけ
布のえほん「長崎の原爆」アルバニア語
作:北部ゆりの会
翻訳、朗読:Jonida Koli
音楽:秋山裕和
企画:にほんごの会くれよん
制作:多言語絵本の会RAINBOW
"This work is not for sale, nor for revision, nor for any change."