Autori: Hama Natsuko
Ilustroi: Yakuyama Yohei
Shumë shumë kohë më përparë, diku në një fshat, jetonin një plak dhe një plakë.
- Nesër është viti i ri apo jo. Por ne nuk kemi ndo një kek orizi në shtëpi.
- Po, vërtetë.
- Na duhet të shesim diçka, që të blejme kekun e orizit.
- Në rregull. Hajde bëjmë disa kapele kashte më këtë barin e tharë këtu.
Plaku dhe plaka punuan me zell për të krijuar kapelet. Në fund, ata bënë pesë të tilla.
Plaku, mori kapelet dhe u nis për në qytet.
- A doni të blini ndo një kapele kashte? A ju nevojitet ndo një kapele?
Por ai nuk shiti dot asnjë.
- Ehh, filloi të bjerë dëborë. Nuk kam ç`të bëj, po kthehem në shtëpi.
Plaku u nis për në shëtpi. Avash avash, dëbora filloi të shtohej.
- Dikush, qënka atje tutje.
Kur plaku u afrua pa se ishin disa satatuja murgjish Jizo.
- O statuja Jizo, nuk keni ftohtë të mbuluar me gjithë këtë dëborë?
Përdorini këto kapelet prej kashte ju lutem.
Plaku ja u vuri mbi kokë statujave Jizo kapelet që nuk u shitën.
- Kam pesë kapele, dhe ju jeni gjashte.
Me mungon një me sa duket. Nuk ka problem, po ja u jap dhe kapelen time.
Më pas plaku u kthye në shtëpi. Ai i tha plakës:
- Grua, mu duk sikur statujat Jizo që pashë rrugës kishin shumë ftohtë, prandaj unë ja u dhashë të gjitha kapelet e kashtës.
- Paske bërë një gjë vërtet shumë të mirë.
Besoj se edhe atyre do u jetë bërë qejfi me këtë gjë.
Atë natë, ndërkohë që pleqtë ishin në gjumë, nga larg u dëgjua një zë melodioz:
-♫♪ A ndodhet këtu plaku i cili u dha gjashtë statujave Jizo kapelet prej kashte?
Ku e ka ai shtëpinë? ♪♫
Zëri melodioz ndaloi papritur përpara shtëpisë së pleqve.
Më pas u dëgua një fëshfërimë e pasuar nga një zhurmë e madhe. (fësh fësh… Baam)
- Grua, çfarë po ndodh këshut?! Përpara shtëpisë tonë dikush paska lënë gjihë këtë oriz dhe peshk.
- Si është e mundur vallë?!
Ishin statujat Jizo, ato që i kishin sjellë gjithë këto ushqime.
Plaka dhe plaku, bashkuan duart përpara kraharorit në shenjë falenderimi ndaj tyre.
Që nga ajo ditë, plaku dhe plaka vashduan të jetonin të lumtur.
Keku i orizit Moçi - Një ushqim tradiconal Japonez i cili kosumohet veçanërisht gjatë periudhës së Vitit të Ri.
Statujat Xhizo (Jizo) – Statuja ne formë murgjish të fesë Budiste.
おくづけ
「かさじぞう」アルバニア語
文:浜 なつ子
絵:よこやま ようへい
翻訳、朗読:Jonida Koli
音楽:秋山裕和
企画:にほんごの会くれよん
制作:多言語絵本の会RAINBOW
"This work is not for sale, nor for revision, nor for any change."