Autori: Hama Natsuko
Ilustroi: Yokoyama Yohei
Shumë shumë kohë më përparë, Diku në një vend, jetonin një gjysh dhe një gjyshe të ndershëm.
Gjyshërit kishin një qen me emrin Shiro, të cilin e trajtonin si nipn e tyre.
Një ditë Shiro, i cili kishte vajtur në mal bashkë me gjyshin lehu: “ham ham, këtu, ham ham, këtu”. Gjyshi filloi të gërmonte në vendin e treguar prej Shiros, dhe gjeti një shumë të madhe parash.
Një plak lakmitar që jetonte afer, pasi pa se ç`farë ndodhi, i kërkoi gjyshit Shiron borxh.
Gjyshi i ndershëm ia dha plakut Shiron.
Plaku lakmitar iu drejtua Shiros dhe i tha: “Pra, leh tani. Ku janë paratë? ”
Shiro filloi të lehte nëpër lëndinë.
Plaku gërmoi në vendin e treguar, por ajo që gjeti ishin vetëm disa plehëra me erë të keqe.
Ai u nxeh dhe filloi t`a rrihte qenin.
“Aaauunn”……Shiro mbasi lëshoi këtë zë të fundit, vdiq.
Gjyshërit e ndershëm vendosën të mbillnin një pemë në varrin e Shiros. Ajo u rrit shumë shpejt.
Dy gjysherit vendosë të bënin një havan të madh me drurin e pemës.
Aty hodhën orizin për të përgatitur kek orizi.
Por nga ky havan papritur filluan të dilnin aq shumë kokrra orizi, sa kuzhina e pleqve u mbush plot me to.
Shumë shpejt plaku lakmitar që jetonte afër, erdhi për të marrë borxh havanin. Ai filloi të përgatiste kekun e orizit te kjo enë, por ajo që doli prej saj kësaj rradhe, ishin disa gjarpërinj të neveritshëm.
“O zot, sa e neveritshme!”
Plaku lakmitar u nevrikos dhe e dogji havanë prej druri.
“Havani jonë i çmuar u bë shkrumbë e hi.”
Gjyshi i ndershëm u zhgënjye shumë. Ai e mblodhi hirin dhe e shpërndahu mbi varrin e Shiros. Me të bërë kështu, në të gjithë atë zonë çelën lule.
Gjyshi u ngjit në pemë dhe, duke thërritur: “Ja pra, le të çelin lulet në këtë pemë të tharë“, filloi të shpërndant hirin. Shumë lule pjeshke dhe qërshie çelën rreth e rrotull.
Aty afër, rastisi të kalonte një pronar i madh i tokash: “Ua, sa bukur qënka bërë këtu.”
Pronari i dha plakut të ndershëm një shpërblim.
Pasi e pa këtë gjë, edhe plaku lakmitar mbodhi ca hi, u ngjit në pemë dhe filloi të thërriste: “Pra, le të çelin lulet në këtë pemë të tharë.”
Pronari i tokës e pa plakun dhe i tha: “Hej ti plak aty, bëji lulet të çelin në atë pemën aty.”
“Ha ha, në rregull. Ja menjëherë.” Por as edhe një lule nuk çeli.
Plaku lakmitar vazhdoi të shpërndante akoma më shumë hi, aq sa ai përfundoi duke iu futur në sy dhe në hundë pronarit të tokës.
“Ti qënke një gënjeshtar. Kapeni shpejt.”
Dhe këshut më në fund, plaku lakmitar përfundoi në burg.
おくづけ
「はなさかじい」アルバニア語
文:浜 なつ子
絵:よこやま ようへい
翻訳、朗読:Jonida Koli
音楽:秋山裕和
企画:にほんごの会くれよん
制作:多言語絵本の会RAINBOW
"This work is not for sale, nor for revision, nor for any change."